Celebrities Gossip Showbiz

Genta Ismajli na bën ‘sytë zemra’ me postimin më të fundit të binjakëve të saj!

Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të vitit të kaluar. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

E me anë të një video të tyre që bukuroshja ndau pak më parë me ndjekësit padyshim na ka dhuruar postimin më të ëmbël të ditës. ku gjithashtu na ka treguar dhe sa shumë janë rritur në kaq pak kohë.

Bebet e mia

Pak pasi u bë nënë Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy dhe në fillim të  sezonit të kaluar veror erdhi me një tjetër duet me një reper turk me këngën “Gidiyom”.