Celebrities Gossip Showbiz

Genta Ismajli i dedikon fjalët më të ëmbla për ditëlindje babait të saj!

Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të vitit të kaluar. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

Bukuroshja është shpesh aktive me postime në rrjete sociale nga përditshmëria e saj e vetëm disa orë më parë ka ndarë me ndjekësit një Instastory ku ka uruar babain e saj me rastin e ditëlindjes dhe krahas i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

Gëzuar ditëlindjen babi, je më i miri! Prindërit e mi të bukur, jam falenderuese për ju! 

Pak pasi u bë nënë Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy dhe në fillim të  sezonit të kaluar veror erdhi me një tjetër duet me një reper turk me këngën “Gidiyom”.