Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, dy të plagosur!

Një aksident i rëndë rrugor me dy të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Qafë e Bualli-Bulqizë.

Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.

Sikurse duket në pamje, njëri nga automjetet është përmbysur në rrugë.

Të plagosurit janë transportiar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre. Policia ndërkohë po heton shkaqet e aksidentit.