Celebrities Showbiz

Romeo dhe Heidi në një romancë brenda BBV3, por çfarë mendon krushqia jashtë?! Veprimi i Bora Zemanit vendos pikat mbi ‘i’!

Gjatë një sfide të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’, moderatorja Bora Zemani u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” për pak çaste dhe pati mundësinë e një kontakti fizik me Heidin dhe banorët e tjerë, por nuk mundi të bisedonte me asnjë prej tyre. Megjithatë përveç Borës, gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka patur mundësinë të takojë nga afër dy prindërit e Romeos.

Siç e kemi parë çifti Heidi-Romeo kohëve të fundit janë përballur me akuza të shumta jo vetëm prej banorëve të shtëpisë por dhe opinionistëve teksa kanë ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre. Por siç duket jashtë shtëpisë, “krushqia” po shkon për bukuri, pasi jo vetëm Donaldi ka patur kontakt me mamin e Heidit, siç e ka pranuar përpara disa ditësh në emisionin e Bora Zemanit, por dhe kjo e fundit gjithashtu ndiqet në Instagram me ‘krushkën’ e ardhshme.

Gjatë emisionit “Cherry on Top”, nën moderimin e Bora Zemanit, u komentua një nga banoret e Big Brother VIP, Heidi. Ermal Mamaqi tha se bën tifo për Heidin, sepse sipas tij është një vajzë simpatike me dialekt të bukur. Këtë e konfirmoi edhe vetë Bora, e cila thotë:

Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi.

Po ashtu edhe Donald Veshaj, i ftuar në ‘Cherry On Top’, mes të tjerash, ka komentuar lidhjen e binjakut të tij Romeos, me Heidin. Ai u shpreh se i pëlqen lidhja e tyre dhe se e përkrah këtë lidhje, për sa kohë edhe Romeo është i lumtur. Donaldi gjithashtu tregoi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit, ndërsa realizuar edhe një lidhje telefonike LIVE.