Celebrities Showbiz

Liami flet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën! Çfarë i ka thënë ajo pas daljes?

I ftuar ditën e djeshme në “Big Brother Fan Club” ka qenë ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës, Liam Mandiaro. Gjatë intervistë ai foli edhe për partneren e tij, ku u shpreh se:

Ajo është këtu.

Liam zbuloi edhe se çfarë i kishte thënë ajo pas daljes nga shtëpia.

Më bëhet qejfi tha dhe jam krenare me ty. Më bëhet qejfi që dole jashtë tha sepse nuk më interesojnë gjërat e tjera.

Liam u pyet gjithashtu nga Enxhi edhe për cilin lojtar që ndodhet brenda shtëpisë ai do të bëjë tifo tani. Ai u përgjigj duke thënë:

Më lër kohë vetëm 24 orë. Ju e keni parë nga ekrani por nga aty brenda unë e kam pasur horizontin më të gjerë. Julin po them. Meritoni më pëlqen por ai ka një afrimitet me Romeon që mund ta ndëshkojë për vazhdimin e lojës.