Aktualitet

Aksident në punë në Skrapar, vdes punonjësi turk/Arrestohet një shofer!

Një punonjës turk vdiq në vendin e punës në Skrapar, policia arrestoi një 45-vjeçar “Për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. I prangosuri punonte si shofer kamioni në një firmë të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje. Ai po transportonte ujë me një çisterno të vendosur në karrocerinë e mjetit që drejtonte.

Por, çisterno ka rrëshqitur nga karroceria duke përplasur shtetasin nga Turqia i moshës 60-vjeç, i cili për fat të keq ndërroi jetë. Osman Akçay nuk mundi t’iu mbijetonte dëmtimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A.B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar.

Mbrëmjen e djeshme duke transportuar ujin me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterno ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.