Aktualitet

Aksident rrugor në Burrel, 4 të plagosur!

Aksident rrugor në Burrel me katër të plagosur. Ngjarja ndodhi sot në vendin e quajtur “ish-Grumbullimi”. Të lënduar mbetën katër këmbësorë që u goditën nga një makinë tip “Benz” pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë doli nga rruga. Shoferi u largua nga vendngjarja ndërsa pas identifikimit, policia është vënë në ndjekje të tij dhe u arrestua. Sa i përket të plagosurve, raportohet se po marrin ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftimi për shtyp: 

Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’  në qytetin e Burrelit,  shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh.,  i cili pasi ka shkaktuar aksidentin,  është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.