Aktualitet Celebrities Gossip Showbiz

Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, makina përfundon sipër trotuarit!

Ditën e sotme, moderatorja e njohur, Sonila Meço, raportohet se është përfshirë në një aksident automobilistik. Sipas lajmeve që kanë nisur të qarkullojnë në media, aksidenti ka ndodhur në zonën rezidenciale të ‘Kodrës së Diellit’, në periferi të Tiranës.

Në media kanë qarkulluar gjithashtu edhe disa foto, ku shihet se makina e gazetares që përfunduar sipër një trotuari, duke goditur një nga shtyllat e dritave e rrugës. Në njërën prej fotove, shihet Sonila Meço brenda makinës duke pritur që policia të bëjë verifikimet e saj.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk është ende i qartë shkaku që moderatorja është përfshirë në këtë aksident por i rëndësishme është fakti që Meco gëzon shëndet të plotë. Deri tani nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje nga ana e gazetares në rrjetet sociale.