Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë!

Pritjes së ëmbël tashmë i erdhi fundi për Jennifer Lawrence. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” solli në jetë fëmijën e saj të parë në Los Angeles dhe është në qiellin e shtatë. Ende nuk dihet gjinia e foshnjes dhe as emri i bebes. Ky është fëmija i parë i Lawrence me bashkëshortin e saj, pronarin e galerisë së artit Cooke Maroney, me të cilin lidhi kurorë tetorin e vitit 2019.

Jennifer po përjeton periudhën më të bukur të jetës. Ajo u shpreh për “Vanity Fair” se:

Nëse unë isha në një festë dhe dikush më pyeste nëse prisja apo jo një fëmijë, mund të më kapte ankthi. Thoja: ‘Zot as nuk mund të flas për këtë’. Tani, çdo instikt në trupin tim do ta mbrojë privatësinë e tij për aq sa kam në dorë.

Jennifer është shumë e dashuruar me të shoqin, të cilin e ka përshkruar si personin më të rëndësishëm që ka takuar ndonjëherë dhe ndihet shumë e nderuar që është bërë një “Maroney”. Rikujtojmë se së fundmi Lawrence, bëri shaka duke thënë se kishte bërë shumë seks gjatë pauzës së saj 3-vjeçare nga aktrimi. Aktorja 31-vjeçare, u shfaq në emisionin “The Late Show With Stephen Colbert” për të promovuar filmin e saj “Don’t Look Up”, ku ajo bëri shaka për jetën e saj seksuale.

Aktorja u shfaq me barkun e saj të rrumbullakosur e veshur me një fustan në ngjyrë të zezë me pika të bardha dhe si aksesor kishte zgjedhur të vendoste vathë dhe gjerdan me perla. Pasi prezantuesi i emisionit Stephen, e pyeti se çfarë ka bërë për tre vitet e fundit, Jennifer u përgjigj me shaka duke thënë se:

Kam bërë shumë seks.

Jennifer Lawrence nga fillimi i vitit 2018 ishte një nga aktoret më të paguara në botë. Së fundmi, në kopertinën e dhjetorit të ‘Vanity Fair’, 31-vjeçarja foli për rolin e saj si një yll filmi dhe pse ishte e rëndësishme për të që të hiqte veten nga qendra e vëmendjes për disa kohë.

Unë nuk po jepja cilësinë që duhet të kisha. Mendoj se të gjithëve ju bëra bajat. M’u shpif vetja. Sapo kisha arritur në një pikë ku nuk mund të bëja asgjë siç duhet.