Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. “Boshatisur” është kënga më e re e Sardi Strugaj, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Këngëtari i njohur ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në Instagram, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë një detaj në lidhje me këtë projekt. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur nëse “Boshatisur” është kënga me të cilën do të merrte pjesë në Festivalin e RTSH-së dhe më pas u tërhoq nga gara. Sardi u është përgjigjur me “po” dhe ka shtuar se nuk është penduar në asnjë moment që është tërhequr nga gara, duke treguar edhe arsyen.

2. Së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora tregoi tatuazhin e saj më të fundit teksa ndau një pasqyrë të javës së saj të parë të vitit 2024. Këngëtarja 33 vjeçare, ka festuar në Vitin e Ri në New York, dhe nuk ka mundur t’i rezistojë vizitës në sallonin e saj të tatuazheve, sipas DailyMail. Rita ndau me fansat një fotografi të momentit kur ajo shtoi koleksionin e saj të gjerë të tatuazheve me një stilist shigjetash në parakrah. Tatuazhi përmbante yje dhe shigjeta dhe ishte i ngjashëm me disa prej modeleve tashmë në duart e saj.

3. Aktorja e njohur Jennifer Lawrence i ka kërkuar yllit të kinematografisë Robert De Niros të largohej nga dasma e saj me Cooke Maroney pasi ajo i konsideroi kushtet si shumë të ngjashme me Hunger Games. Gjatë bisedës në tapetin e kuq me “E! News” në çmimet Golden Globe 2024, aktorja zbuloi se dasma e saj u bë super stresuese dhe ajo filloi të shqetësohej për të ftuarit e saj. “Është kaq stresuese. Nuk po argëtoheni. Ju thjesht thoni: “A po argëtohet ai person?”. Lawrence gjithashtu bëri shaka se të jesh nuse është “e tmerrshme”. Jennifer filloi të shqetësohej veçanërisht për mirëqenien e De Niros gjatë darkës së saj të provave.

4. “Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Shumë prej ish-banorëve të edicioneve të kaluara ende janë personazhe shumë të dashur për publikun. Ndër ta është edhe Kledi Hysa, i cili i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka treguar mendimine tij për “BBV3” dhe planet për 2024. Kledi u shpreh se për mendimin e tij duhet të jenë tre opinionist, ku një prej tyre duhet të jetë një ish-banor nga edicionet e kaluara.

Do thoja të ishin tre opinionistë dhe doja të ishte një nga lojtarët e BBV sepse do jetë një person që e ka kaluar atë sfidë dhe do jepte opinionin ndyshe nga ata që nuk e kanë kaluar. Për shembull Luizi do ishte super, Einxhel Shkira shumë interesante. Këta të dy do ishin shumë interesantë.

5. Kanë qarkulluar lajme se Selena Gomez ka qenë duke bërë thashetheme për Kylie Jenner pas një takimi në Golden Globes që u bë virale mes Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Sperry. Treshja ishin ulur së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe dukej se po flisnin për shumë tema të ndryshme, duke përfshirë Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, pak pasi Swift u bë subjekt i një shakaje nga prezantuesi Jo Koy. Një fans dyshoi se këngëtarja e “Come and Get It” kishte kërkuar një foto me Chalamet dhe partnerja e tij Kylie nuk kishte pranuar. Ndërkaq, ka ardhur më në fund edhe reagimi i Selena Gomez në lidhje me këtë. Këngëtarja me anë të një postimi ka shprehur se:

Jooo! I thashë Taylor për dy nga miqtë e mi Kjo nuk është punë e askujt.