Celebrities Love & Sex Showbiz

Aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën e saj të dytë!

Aktorja Shay Mitchell konfirmoi se ajo ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të saj dhe të dashurit Matte Babel. Edhe këtë herë është përsëri një vajzë. Këtë lajm shumë të bukur e ka konfirmuar vetë aktorja gjatë një interviste për “E! News” ku është shprehur se:

Para pak kohësh solla në jetë fëmijën tim të dytë dhe kjo është hera e parë që kam dalë jashtë shtëpisë që kur e kam pasur atë. Është vërtet e veçantë.

Mitchell zbuloi lajmin e shtatzënisë në muajin shkurt, ndërsa mbante zi për humbjen e gjyshes së saj.

T’i thuash lamtumirë një personi të dashur ndërsa njëkohësisht përjeton gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës.

Mitchell e quajti përvojën “më sfiduesen” të jetës së saj.

Nuk mund të mos mendoj se ky ishte plani i universit gjatë gjithë kohës, duke e ditur se do të kisha nevojë për një gëzim tjetër, për të zbutur dhimbjen e humbjes së një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time. Megjithatë, kjo është dëshmi se dashuria, jeta dhe humbja mund të ekzistojnë thellësisht të gjitha në të njëjtën kohë. Gjyshja, më mungon çdo ditë. 

Autorja e “Bliss” u bë nënë në tetor 2019 kur ajo dhe Babel, 41 vjeç, mirëpritën vajzën Atlas, e cila tani është 2 vjeç. Përpara se të sillte në jetë vajzën e dytë, Mitchell pësoi një abort në javën e 14-të. Mitchell festoi vitin e dytë të vajzës së saj me një postim emocionues në Instagram. Ajo dhe gazetari Matte Babel filluan të takoheshin në vitin 2017.

Rikujtojmë, se aktorja e serialit të njohur “Pretty Little Liars”, ka xhiruar të gjithë procesin e lindjes së saj të parë që më pas e ka publikuar edhe në kanalin personal në YouTube. Video zbulon të gjithë momentet e vështira të lindjes së aktores që nga kontraktimet e para, tek minutat kur zemra e bebit nuk dëgjohet e deri tek lindja. I gjithë procesi i saj i lindjes zgjati plot 33 orë.