Celebrities Love & Sex Showbiz

Stilistja e njohur shqiptare Stela Sallaku bëhet nënë për herë të parë!

Stilistja e njohur shqiptare Stela Sallaku është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm të bukur dhe njëkohësisht të papritur për të vetmen arsye sepse kishte zgjedhur që shtatëzaninë e saj ta mbante shumë private Stela zgjodhi që ta bënte të ditur po vetë me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Në dy fotot e postuara para disa orësh, ajo ka shkruar:

Unë jam bekuar me krijesën më të bukur në të gjithë botën. Djali im, ti je arritja ime më e madhe, krenaria dhe gëzimi im, dhe unë të dua me gjithçka që kam. 

Stela është bërë nënë e një bebushi të vogël. Në lidhje me pjesën e mbajtjes së shtatëzanisë dhe momenteve të bukura private, stilistja shkroi në InstaStory se do t’i kushtojë të gjithë kohën birit të saj, ajo na tregoi gjithashtu se nuk ka shumë qejf që momentet nga shtatëzania apo këto të tanishmet pas lindjes t’i postojë edhe pse na la me shpresën se në ditët në vazhdim mund të na tregojë ndoshta diçka të vogël. Ne mbetemi në pritje.

Stela Sallaku është një emër mjaft i njohur në vendin tonë, një stiliste e cila me talentin e saj unik ka kaluar kufijtë dhe ka arritur të përfaqësojë vendin tonë në shumë aktivitete, prej të cilave edhe ka fituar shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Edhe pse stilistja është larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo përsëri vazhdon që të jetë majft e angazhuar dhe mjaft aktive me projekte të shumta që përfshijnë yjet e ekranit shqiptar. Sallaku është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, sidomos në Instagram ku shpesh herë jep sugjerime dhe këshilla në lidhje me veshjet apo me zgjedhjet e artisteve, moderatoreve dhe politikaneve femra. Falë punës dhe përkushtimit të saj Stela ka arritur që të jetë syri vëzhgues i stilit të veshjeve që zgjedhin shumë zonjusha dhe zonja.