Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja Jennifer Aniston rrëfen se nuk e kishte kuptuar më parë ‘torturën’ e Matthew Perry në sheshxhirim

Pavarësisht se luajti në serialin “Friends” për 10 vjet, Jennifer Aniston pranoi se edhe ajo mësoi diçka të re nga shfaqja e ribashkimit muajin e kaluar. Aktorja 52-vjeçare, ndau një zbulim të veçantë nga seria speciale e “HBO Max”, e cili u publikua më 27 maj, që ajo kurrë nuk e dinte më parë.

Unë nuk e kuptova nivelin e ankthit dhe vetë-torturës që kishte Matthew Perry, nëse ai nuk do ta merrte atë të qeshur nga publiku dhe shkatërrimin që ai ndjeu. 

Por Jennifer shtoi se situata kishte shumë kuptim.

Gjatë bashkimit, Matthew zbuloi se do të djersitej dhe do të hynte në konvulsione në setin e Friends, nëse audienca e studios nuk do të qeshte me shakatë që dha si personazhi i Chandler-it.

Për mua, unë ndjeva sikur do të vdisja nëse ata nuk do të qeshnin. Dhe nuk është e shëndetshme, me siguri.

Aktori rrëfeu ndër të tjera:

Nëse nuk do të merrja të qeshurën që duhej të shkaktoja, do të çmendesha.

Duket se kjo ishte një gjë e re e padëgjuar më parë për pjesën më të madhe të aktorëve, pasi Lisa Kudrow tha:

Ti nuk na ke thënë asgjë për këtë në atë kohë.

Jennifer lëshoi disa bomba të sajat ndërsa po filmonte ribashkimin. Në fakt, ajo zbuloi se ajo dhe David Schwimmer gati u lidhën në jetën reale. Por për shkak se ata ishin gjithmonë në një marrëdhënie, kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Pra, ne vetëm kanalizuam të gjithë afeksionin dhe dashurinë tonë për njëri-tjetrin në personazhin e Ross dhe Rachel.

Fansat filluan të shprehnin dyshimet e tyre se dyshja nuk u bashkuan kurrë, gjë që bëri që Aniston të fliste rreth këtyre zërave këtë javë në “The Howard Stern Show”.

Jo, me krenari do të thosha se kam shkuar me Schwimmer nëse kjo do të ndodhte. Por jo.

Ndërsa tha për revistën “Today”:

Unë mendoj se kishte diçka në lidhje me dashurinë e pastër dhe të investoje me të vërtetë në ato marrëdhënie. Unë mendoj se David dhe unë e donim njëri-tjetrin, ne e duam njëri-tjetrin akoma edhe sot, kështu që unë mendoj se ishte diçka që kishte të bënte me këtë. Dhe ti po investoje në diçka që ishte shumë e këndshme: atë që nuk mund ta kishe kurrë ose atë me të cilin donit të ishit, por nuk mund ta bënit të funksiononte.