Bota

Alarmi për bombë në Paris, autoritetet: Ishte i rremë, njerëzit mund të vizitojnë kullën Eiffel!

Pas alarmit për bombë në kryeqytetin francez, autoritetet në Paris kanë konfirmuar se ishte i rremë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar e për të krijuar panik.

“Ishte një alarm i rremë, njerëzit mund të kthehen të vizitojnë kullën”, thanë autoritetet.

Tre katet e Kullës Eiffel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas mesazhit që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez.

Kompania që menaxhon Kullën Eifel tha se ishte procedurë normale në këtë lloj situate.