Showbiz

Alban Skënderaj paralajmëron projektin e ri muzikor

Na kishte munguar një hit i ri nga Alban Skënderaj por për fatin tonë të mirë kjo nuk do të vonojë shumë.

Këngëtari i famshëm i cili është pjesë e “The Top List” me bashkëpunimin muzikor me Mc Kresha “Ping Ping”, “Dhurata” me Miriam Cani dhe”1000 Premtime” me Dj Dalool, është gati për një tjetër prurje.

Nëpërmjet platformave sociale ai na ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lançojë këngën më të re të quajtur “Lea”. Këngëtari u shpreh se kjo është kënga e preferuar e tij këtë verë dhe pret me padurim ta ndajë atë me fansat dhe publikun e gjerë.

Gjithçka është gati, muzika, teksti gjithashtu edhe klipi mjafton të presim edhe pak kohë për të shijuar një tjetër sukses të Albanit.