Celebrities Gossip Music

Alicia Keys e bën performancën e saj ‘magjike’ në pak sekonda!

Së fundmi performanca e këngëtares së njohur Alicia Keys në qytetin e Nju Jorkut mund të quhet padyshim si një nga performancat më të bukura dhe arsyeja ishte shumë e veçantë. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’, performoi në Teatrin Apollo në Harlem të mbrëmjen e djeshme si pjesë e projektit të ‘SiriusXM’ dhe ‘Pandora’ me titull ‘Small Stage’. Për koncertin në qytetin e saj të lindjes, Keys këndoi disa këngë të reja por edhe ‘të vjetra’. Surpriza më e bukur ishte se tekstshkruesja thirri në skenë edhe djalin e saj të vogël.

Gjatë kohës që ajo ishte në skenë i pyeti fansat e saj:

Djali im Genesis dëshiron të ngjitet në skenë, a është në rregull?

Alicia Keys brings son onstage during NYC performance

Më pas 6-vjeçari u ngjit në skenë i pajisur edhe me maskë, u ul pranë pianos dhe përshëndeti të gjithë turmën. Artistja më pas këndoi “If I Ain’t Got You” dhe duke iu drejtuar djalit të saj ajo tha:

Kjo është për të. Kjo është për ty.

Ajo ia kushtoi atë këngë edhe djalit tjetër të saj. Pas përfundimit të perfromancës të dy ata shkuan përpara skenës të kapur për dore dhe të dy përshëndetën turmën e cila nuk poshonte së brohorituri.

Vlen për t’u përmendur se këngëtarja bukuroshe është një nga ato të famshme, e cila ka braktisur në një farë mënyre karrierën e saj për të rritur të dy djemtë. Këngëtarja dhe tekstshkruesja 40-vjeçare u martua në vitin 2010 dhe që atëherë lindi 2 fëmijë.  Sot, Keys merr pjesë herë pas here në disa projekte si “The Voice”, por më së shumti i jep përparësi familjes dhe fëmijëve mbi gjërat e tjera.