Celebrities Gossip Showbiz

“Ka shitur veten”/ Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla: Si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan!

Egla fitoi një avantazh nga Vëllai i Madh, për të çuar në nominim dy persona për të zgjedhur finalistin e parë. Por Heidi dhe Romeo nuk e dinë këtë fakt dhe mendojnë se sot një prej tyre do dalë nga shtëpia. Nga kjo, ata janë shprehur të lënduar nga Egla dhe të zhgënjyer.

Heidi: Nuk e mendoja, nuk e prisja të na vinte ne kokë më kokë sepse kemi qenë njerëzit më afër saj. Prisja të fuste psh Meritonin, sepse nga ai ka përjetuar ditët e ferrit siç thotë. Me Julin çfarë nuk i kanë thënë njeri-tjetrit. Por dukej kjo gjë, sepse kështu e nxorri veten e vete. Unë jam natyrë që gjithmonë vë veten në dyshim. Shpesh i kam bërë pyetje vetes kur ishim zënë, por tani e nxorri veten. Është manipuleuse e nivelit të lartë dhe kjo është një sakrificë që duhet. Është ajo që vetëm kërkon debat, provokimet ishin të shumta, tregon që është dhe frikacake. Më mirë të kishe futur veten dhe Romeon ose me mua.

Egla: Nuk dua të kujtoj këto ditë, reagimet e Heidit. Këto kanë ndodhur. Heidi më rafshoi, nuk më ka respektuar kurrë me thënë të drejtën. Kanjë mënyrë reagimi që nuk e them dot. Nuk më përballon dot, më ka thënë fjalë të rënda që më ka lënduar. Një nga ato ka qenë kur më ka thënë ‘dukesh ti që ke nevojë për ato lekë”.

Heidi: Nëse arrin të shesësh veten ke nevojë shumë për ato lekë.

Egla: Këtë fytyrën e Heidit më pëlqen ta shoh por jo të transformuar në këtë mënyrë. I kam thënë që më vjen keq që je kaq jo inteligjente, kisha projektuar një imazh tjetër.

Romeo: Unë nuk kuptoj Eglën kur thotë që kam xhan një njeri që e çon në nominim. Nuk kuptoj njerëzit që thonë të kam xhan e pastaj të shplan. Kjo nuk më rri mua. Çfarë loje është kjo? Nëse qëllon dikë nuk e ke xhan. Unë e kam mbrojtur nga momenti i parë në këtë shtëpi. E kam mbrojtur 4 muaj. Si mund ta kesh xhan një njeri kur e ofendon e përdor pushetin kundër tij? Është absurde.