Showbiz

Almeda Abazi zbulon gjininë e fëmijës

Moderatorja dhe së fundmi këngëtarja e famshme shqiptare Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Fillimisht kanë qenë mediat turke ato të cilat kanë zbuluar këtë lajm të gëzueshëm më pas Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman e kanë konfirmuar të lumtur.

Pak orë më parë ajo ka bërë të ditur edhe gjininë e fëmijës në mënyrën më origjinale të mundshme. Duke plasur disa tullumbace së bashku me partnerin e saj, dyshja kanë zbuluar se janë në pritje të një djali dhe kjo virej re menjëherë nga ngjyra e tullumbaceve që ishte blu.

Nëpërmjet disa video-ve të postuara në hitorinë e Instagram-it të gjithë mund të shikonin lumturinë dhe emocionet në sytë e saj.