Celebrities Gossip Showbiz

Almeda Abazin mund ta shohim sërish në ekran? Përgjigja e bukuroshes na jep shpresë…

Almeda Abazi është një personazh shumë i dashur dhe i pëlqyer nga publiku, megjithëse nuk e shohim shpesh në dalje televizive në ekranin tonë. Madje, mund të themi me plot gojë se daljet e saj janë tepër të rralla. E kjo gjë duket se ju ka munguar ndjekësve të saj, të cilët e kanë pyetur nëse do të rikthehet në televizionin shqiptar. Në një ‘bisedë online’, ajo u përgjigj duke na dhënë shpresë me atë çfarë tha.

Nuk e di akoma… Ndoshta një ditë përsëri. Më mungoni 

Si një personazh shumë i njohur çdo postim i saji shihet në mënyrë shumë kritike nga ndjekësit. Pak ditë më parë bukuroshja publikoi një Instastory ku tregonte se po lexonte librin e gazetarit të njohur Blendi Fevziu, “Enver Hoxha”.

Mirëpo, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer një ndjekësi të saj që ka zgjedhur t’i shkruajë aktores “Si mund të suportosh një diktator?”. Kaq ka mjaftuar dhe Almeda e ka postuar këtë reagim, duke shkruar krahas saj e revoltuar.

I ke kapur icik mbrapsht gjërat xhaxhi. Vdisni të komentoni kështu në ajër! 

Rikujtojmë se, pak kohë më parë, bukuroshja lajmëroi në rrjete sociale një lajm shumë të trishtë. Teksa publikoi një Instastory ku dukej gjyshi i saj i ndjerë, aktorja shkruajti fjalët prekëse.

Ah o gjysh ah! Prehu në paqe o gjyshi jonë