Celebrities Music Showbiz

“Alpha Show” vjen sërish këtë vit, Noizy tregon detaje rreth koncertit të shumëpritur!

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Noizy, ka qenë mbrëmjen e kaluar në një intervistë për “Më lër të flas” në Top Channel. Ai foli më shumë për fillimet e tij të karrierës, vështirësitë që ka hasur, dhe jo vetëm. Noizy ka folur më shumë dhe për albumin e tij, por dhe për koncertin që do të mbajë sërish këtë vit më 4 gusht në sheshin “Nënë Tereza”.

“Alpha Show” është sërish më 4 gusht në sheshin Nënë Tereza, çfarë do të ndodhë këtë vit?

Ne kemi një plan marketingu dhe nuk mund t’i zbuloj të gjitha. Do marrin pjesë këngëtarët që kanë qenë në album, Ghali, Sfera Ebbasta, Lacrime, Yll Limani, Kresha, Dhurata… Performanca ime do të jetë totalisht live siç ishte vitin e fundit. Kam vendosur që të këndoj këngët e mia të fillimit, albumi “Ndryshe” dhe “Alpha”. Këngët e mesit nuk do t’i këndoj. Skenën kemi vendosur që ta kemi përballë Universitetit, për shkak se dhe fundi të ketë mundësi të na shohi, plus zë rreth 4 mijë-5 mijë veta më shumë.

Ke menduar që ta bësh çdo vit koncertin?

Me shpresë te Zoti, po. Unë kam qejf që ta bëj çdo vit dhe jo vetëm në Shqipër. Kam qejf që ta bëj kudo ku ka shqiptarë pa fund, në Itali, në Greqi, në Zvicër, madje në Zvicër do të bëhet pas verës, në Gjermani, në Angli, në Austali dhe në Amerikë.

Ke ndonjë thirrje për të gjithë publikun që të vijë në “Alpha Show”?

Tani është bër goxha publike koncerti “Alpha”, nuk kemi nevojë të flasim më shumë. Madje këtë vit kemi vendosur që të mos marrim pjesë në intervista duke e bërë të madhe këtë gjë. Kemi goxha material, njerëzit e dinë, ata që nuk erdhën u bënë pishman, nëse nuk do vijnë këtë herë do bëhen pishman për herë të dytë.