Showbiz

Aludohet se janë drejt divorcit, ja si qëndron e vërteta e martesës mes Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Ditët e fundit në portalet online në vende të ndryshme të botës po përflitet për faktin se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis mund të jenë ndarë.

Thuhet se ata po kalojnë një krizë në martesën e tyre dhe për këtë kanë kërkuar ndihmë nga terapistë të ndryshëm.

Prej kohësh ata janë zhvendosur në Budapest për t’i mbajtur vajzat e tyre larg paparacëve dhe vëmendjes së medias ndërkohë që prej vitesh kanë hequr dorë edhe nga rrjetet sociale.

“Cheatsheet” ka kontaktuar përfaqësuesit e tyre të cilët kanë hedhur poshtë të gjithë këto aludime duke theksuar se dyshja e aktorëve janë në një martesë të lumtur dhe po kujdesen në maksimum për fëmijët dhe familjen e tyre.

Divorci jo vetëm që nuk ekziston si alternativë por nuk do të ndodhte kurrë pas një lufte të gjatë për ta shpëtuar këtë martesë.