Celebrities Gossip Showbiz

Amos tregon emrin e banores që duhet të lërë menjëherë shtëpinë e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Amos Mujo Zaharia ishte i ftuar në “E diell” në Top Channel ditën e sotme ku vijoi të jepte mendimet e tij për disa prej banorëve në BBVip. Një nga pyetjet drejtuar atij ishte:

Një nga personat e “BBV” që të ka zhgënjyer më shumë pas daljes nga shtëpia është…

Amos: Luizi, sepse nuk e kam vlerësuar lojën e tij dhe vazhdoj të mos e bëj.

Emri i banorit që ke ndryshuar totalisht mendim për të?

Amos: Dea, sepse në fillim kisha antagonizëm me të, por pastaj u ndryshua gjithçka.

Emri i banorit më të shtirur e që duhet të dalë menjëherë nga shtëpia?

Amos: Kiara

Bledi Mane u largua me dëshirën e vet nga Big Brother VIP të martën e kësaj jave që lamë pas. Pasi ishte me Luizin dhe Kiarën në nominim, ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, megjithatë ditën e sotme ai ka treguar një arsye tjetër. I ftuar në Fan Club, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.