Showbiz

Ana Lika pranon ndërhyrjet plastike

Aktorja dhe balerina e famshme Ana Lika ka qenë e ftuar në “Pop Culture” ku ka folur shumë për jetën e saj.

Fillimisht ajo ka treguar se është ‘single’ por nëse do të ishte në një lidhje nuk do ta mohonte kurrë, ndryshe nga shumica e vip-ave shqiptarë që kanë komplekse.

Ana gjithashtu ka shtuar se në fillimet e karrierës së saj ka punuar fort për të krijuar një imazh të sajin dhe jo të identifikohej si mbesa e Ingrid dhe Inis Gjoni. Këtë gjë ajo e ka arritur më së miri duke mos qëndruar nën hijen e dy tezeve të saj bukuroshe.

Të bësh një bisedë më Ana Lika-n me apo kamera është vërtetë e thjeshtë pasi aktorja flet hapur për veten dhe gjërat e saj personale. Gjithashtu ajo ka pohuar se ka bërë dy ndërhyrje plastike.

“Unë nuk kam qenë kaq e bukur sa jam sot. Kam bërë operacion hundën dhe buzët”– ka treguar ajo me shumë sportivitet gjatë intervistës.