Showbiz

Andrea Bocelli dhe Dua Lipa bëhen bashkë për “If Only”

“Si” quhet albumi më i ri i këngëtarit legjendar italian Andrea Bocelli i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Ai rikthehet pas 14 vitesh me një album të veçantë pjesë e të cilit janë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si Ed Sheeran, Josh Groban dhe së fundmi Dua Lipa.

Bocelli ka zgjedhur këngëtaren me origjinë shqiptare për një pjesë të ndjerë të quajtur “If Only”. Si rrallëherë Dua Lipa-n e shohim në një stil klasik ndërkohë që pak sekonda të kësaj balade janë bërë publike pak orë më parë.

“BBC Radio 1” ka publikuar një trailer të shkurtër të këtij bashkëkunimi të shumëpritur ku zërat e dy këngëtarëve ndërthuren mjaft mirë me njëri-tjetrin.