Celebrities Magazine Showbiz

Vesa poston foto me Romeon, ish-banorja zbulon detaje të reja për këngën e realizuar brenda BBV!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Vesa Smolica gjatë qëndrimit të saj në shtëpi realizuan së bashku me Romeon tekstin e këngës “Më Prit”,  e cila do të publikohet së shpejti.

Pak ditë më parë, nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa i dërgoi një mesazh Romeos, ku i shkruante se së shpejti do të publikohet kënga e re:

“Më Prit” që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej.

Vesa, në InstaStory, shkruante:

O Zot çfarë kënge është, publikohet në maj!

Ju rikujtojmë se, një debat i fortë ka ndodhur mes Arbrit dhe Vesës në Prime, ku kjo e fundit solli edhe një herë në vëmendje daljen e saj nga BBV3, ku po atë natë e ka quajtur Heidin injorante. Vesa tregon se është prekur nga komenti i Arbrit, ku e pyet nëse e di apo jo kuptimin e fjalës injorante. Sipas Vesës, ajo është rritur artistikisht në mediat shqiptare, jeton në kufi me Shqipërinë dhe se ka lexuar shumë gjatë gjithë jetës, dhe një  pyetje e tillë e drejtuar nga Arbri e ofendon. Kështu ka nisur dhe kundërpërgjigjja e Arbit duke sjellë një debat me tone të larta në studio.