Bota Celebrities

Angelina Jolie shpreh shqetësimin për njerëzit në Ukrainë!

Së fundmi, ylli i Hollywood-it Angelina Jolie ka reaguar në lidhje me luftën ruse në Ukrainë dhe ka shprehur se në këto momente është jetike që të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre në Ukrainë. Humanitarja e cili u emërua e dërguar e posaçëm në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vitin 2012 po lutet për qytetarët ukrainas. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram Jolie u shpreh se:

Ashtu si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë. Fokusi im së bashku me kolegët e mi nga ‘Refugees’, është që të bëhet gjithçka e mundur për të garantuar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njeriut të të zhvendosurve dhe refugjatëve në rajon. Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Është shumë herët për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit nuk mund të mbivlerësohet.

Aktorja e njohur ndau gjithashtu një deklaratë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili po punon me Kombet e Bashkuara, Ukrainën dhe vende të tjera në Evropë për të ofruar mbështetje humanitare.

Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën e përkeqësuar me shpejtësi dhe veprimet e vazhdueshme ushtarake në Ukrainë. Pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk ka fitues në luftë, por jetë të panumërta do të copëtohen. Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Jetët e civilëve dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen dhe ruhen në çdo kohë, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare. Rrjedhimisht, ne kemi rritur operacionet dhe kapacitetin tonë në Ukrainë dhe vendet fqinje.