Celebrities Fashion Showbiz

Angelina Jolie veshi një fustan nusërie në aeroport dhe ne jemi pa fjalë…

Zakonisht, kur bëjmë udhëtime që janë që herët në mëngjes, thjesht ngrihemi nga shtrati, veshim rrobat tona më të rehatshme dhe telefonojmë taksinë që do të na dërgojë në aeroport. Dhe le ta pranojmë, jo të gjithë duken bukur në aeroport, edhe kur kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur; kjo është për shkak se rehatia për ne është në vend të parë. Por duket se Angelina Jolie bën diferencën nga të gjithë! Në fakt, ajo fjalë për fjalë duket sikur mund të jetë duke ecur nëpër pasarelë mode duke u dukur plot stil me një fustan nusërie.

Jolie gjithmonë duket e mahnitshme, pavarësisht se ku është apo ku po shkon – dhe kjo veshje e fundit është ndoshta prova më e fortë për të mbështetur këtë deklaratë. Për këtë rast udhëtimi të kohëve të fundit, Jolie shkoi me një pamje eterike, të frymëzuar nga nusja, që paraqiste një fustan të bardhë të gjatë, që mund të ishte fjalë për fjalë një fustan nusërie. Por fustanet e gjata dhe të bardha nuk janë të rezervuara vetëm për altarin – dhe ndërkohë që ne shohim më pak stil që vjen në vjeshtë, kur temperaturat bien dhe gjethet fillojnë të ndryshojnë ngjyrat, veshja e aktores është dëshmi se ndoshta (vetëm ndoshta) ju duhet të keni parasysh të vishni një fustan të bardhë – edhe nëse nuk jeni duke u martuar…

Fustani i Jolie ishte padyshim ai fustani i bardhë, i cili paraqiste një dekolte me jakë V dhe një fund të gjatë e të derdhur, të cilën ajo e kombinoi me një pallto të zezë leshi që është një domosdoshmëri udhëtimi. Kushdo që ka qenë ndonjëherë në një aeroplan e di se mund të jetë mjaft ftohtë aty, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëni është të vishni një pallto apo xhaketë. Veshja e sipërme e Jolie është pikërisht ajo që duhej, plus që gjithashtu bën një kontrast të lezetshëm me fustanin, duke e bërë atë paksa më ‘casual’ dhe të përshtatshëm për udhëtimet. Prekjet e fundit përfshinin takat ngjyrë bezhë dhe një çantë Celine që është ndoshta çanta më e bukur e udhëtimit që kemi parë ndonjëherë. Bravo, Jolie!

Thënë kjo, ka diçka në thelb përrallore për një fustan të gjatë të bardhë. Ndonëse krijon një pamje nusërie, elementi kryesor mund dhe duhet gjithashtu të vishet diku tjetër ‘à la Jolie’. Mendoni si në rastin konkret: në aeroport! Për një darkë të këndshme! Në zyrë! Është një veshje thelbësore dhe e përjetshme që është thjesht e bukur. Dhe nëse e bardha është shumë e guximshme për ju, e kuptojmë – këshilla jonë është të zgjidhni një fustan të gjatë në përgjithësi, i cili është, natyrisht, një nga modelet më të dashura të vjeshtës. Kjo gjatësi ofron mbulim të gjerë të këmbëve që është ideale për muajt më të freskët, plus që duket shkëlqyeshëm me taka, çizme deri tek gjuri dhe atlete, këpucët më të njohura të vjeshtës.