Aktualitet

Anija “Butrinti” kap gomonen me 34 emigrantë në Egje!

Sigurimi i ujërave territorialë të NATO-s në Egje, forcat tona detare kapën një gomone me 34 emigrantë nga Jemeni, Sudani e Siria. Mes tyre ishin 10 gra e një fëmijë, që iu dorëzuan rojeve bregdetare të Turqisë e Greqisë. Lidhur me këtë operacion të ekuipazhit shqiptar të anijes “Butrinti” si pjesë e misionit të Aleancës “Sea Guardian”, informoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Forca Detare shqiptare dhe anija “Butrinti” vijojnë kontributin e tyre në Egje, në sigurimin e ujërave territorialë të Aleancës.

Ekuipazhi shqiptar zbuloi një tjetër mjet lundrues me 34 vetë.

Pjesë e misionit të NATO-s, Sea Guardian, ekuipazhi shqiptar konstatoi sërish një gomone me 34 emigrantë, mes të cilëve 10 gra dhe një fëmijë, nga Jemeni, Sudani dhe Siria.

Gomonia dhe njerëzit në bord iu dorëzuan Rojeve Bregdetare turke dhe greke.