Showbiz

Aretha Franklin në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtarja legjendare e muzikës ‘soul’ mësohet të jetë në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime pranë “Showbiz 411” kanë njoftuar se ajo gjendet në betejë me një sëmundje të rëndë por pa e ditur cila është.

Familjarët e 76-vjeçares kanë kërkuar privatësi në këto momente të vështira dhe nuk kanë dëshirë të ndajnë informacione mbi gjendjen e këngëtares.

Për herë të fundit Aretha Franklin është ngjitur në skenë në nëntor të vitit të kaluar në koncertin e bamirësisë të organizuar nga Elton John për të gjithë të prekurit e virusit HIV.