Gossip Showbiz

Arilena Ara bën deklaratën e çuditshme! “Unë nuk kam bërë ende…”

Artistja shumë e njohur Arilena Ara e ka gati tashmë albumin e saj të parë të titulluar “POPART”.
Në të do të ketë bashkëpunime me artistët më të preferuar të publikut duke nisur me Dafina Zeqirin dhe duke përfunduar me Gjon’s Tears.
Por ajo çfarë bën përshtypje është se Ara edhe pse e rrethuar nga kamerat, është treguar gjithmonë diskrete rreth jetës së saj personale. Ajo nuk preferon të flasë për jetën dashurore si dhe familjen e saj.

Ajo ka qenë e ftuar në episodin e parë në “Goca dhe Gra”, në të cilin Tea na zbuloi se të shkosh me pushime në Dubai është më lirë se në jug të vendit.
Gjithsesi, larg nga kjo Arilena ka prekur për të diskutuar rreth temës së dashurisë dhe çmenduritë që mund të bësh prej saj.
Këngëtarja është shprehur se për atë kanë bërë shumë çmenduri por ajo vetë nuk ka bërë ende.

Do ta ndaja me ju por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende.

Ajo u pyet nga Tea nëse kanë bërë aq shumë çmenduri sa ajo nuk mund t’i mbajë mend të gjitha. Por përgjigja e saj ishte e shoqëruar me nota humori duke thënë se nuk e kishte aq të thjeshtë të zgjidhte.