Showbiz

Arrestohet për herë të parë aktori hollivudian

Vince Vaughn është arrestuar në Kaliforni për shkak të drejtimit në gjendje të dehur të automjetit.

Aktori i famshëm është prangosur në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë në plazhin e Manhatan, krejtësisht i dehur dhe ende ndodhet në paraburgim.

Kjo është hera e parë për 48-vjeçarin që arrestohet pasi ndryshe nga kolegët e tjerë aktorë, ai ka qenë një qytetar shembullor sa i përket ligjeve dhe rregullave të shtetit amerikan.

Arrestimi i tij ka shokuar fansat por megjithëse kjo është akuza e parë për Vince, të gjithë janë të bindur se kjo ngjarje nuk do të përsëritet më.

Vaughn është më së shumti i njohur për rolet komike dhe dramatike, në filmat si; “Wedding Crashers” apo “The Break Up”.