Bota

Arrestohet ish kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon!

Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, u arrestua të dielën, sipas BBC. Në këtë kohë ish-kryeministrja e vendit po merret në pyetje në polici. Politikania 52-vjeçare konsiderohet e dyshuar ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për financat e partisë së saj, SNP.

Pak muaj më parë për të njëjtën arsye u arrestua edhe bashkëshorti i saj. Një zëdhënës i Sturgeon konfirmoi se ajo po bashkëpunonte me hetimin. “Nicola ka thënë vazhdimisht se do të bashkëpunonte me hetimin nëse i kërkohet dhe vazhdon ta bëjë këtë”, tha zëdhënëssi.

Më 5 prill, oficerët kontrolluan shtëpinë e Sturgeon dhe selinë e partisë në Edinburg. Nicola Sturgeon shërbeu si ministrja e parë e Skocisë për tetë vjet. Dorëheqja e saj tronditëse erdhi më 15 shkurt kur tha se kjo ishte koha e duhur për të dhënë dorëheqjen.