Showbiz

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis organizojnë një koncert për fëmijët e tyre

Pak javë më parë nisi të përflitej se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Me anë të një video-je të postuar online dyshja e famshme vuri në lojë të gjitha revistat dhe portalet të cilit kishin shkruar se ata janë drejt divorcit.

Gjithmonë është përfolur për mënyrën se si ata i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre dhe për shumë personazhe të tjerë të industrisë së Hollywood, ata janë shembulli ideal i prindërve.

Pak orë më parë aktori ka postuar një tjetër video në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten e tij. Ata e kanë shndërruar kuzhinën e tyre në një koncert të vogël për fëmijët.

Çifti shihen duke kënduar këngë për fëmijë teksa të vegjlit e tyre i shoqërojnë në prapaskenë.