Showbiz

Ashton Kutcher shpëton 6000 fëmijë nga trafikimi seksual

Kur dëgjon emrin Ashton Kutcher, ndoshta mendoni yllin e famshëm të Hollivud-it, atë aktorin seksi por ju mund të habiteni kur mësoni se ai është gjithashtu një investitor dhe sipërmarrës i respektuar, i akredituar për të drejtuar disa prej kompanive më të rëndësishme të sotme duke përfshirë “Airbnb”, “Spotify” dhe “Uber”.

Ai është një figurë e shquar në përpjekjet për ndalimin e trafikimit seksual të njerëzve.

Në vitin 2016, Ashton u shfaq në emisionin “TODAY” për të promovuar serinë e tij në Netflix “The Ranch”. Por, biseda u kthye nga “Thorn” (një organizatë që ai dhe ish-bashkëshortja Demi Moore themeluan në vitin 2008 ). Organizata ndihmon në luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Raportet nga organizata për vitin 2017 tregojnë se “Thorn” ka ndihmuar ligjzbatuesit dhe hetuesit që të identifikojnë 5,791 fëmijë të trafikuar për shfrytëzim seksual.

Ata arritën që të shpëtojnë 103 fëmijë ku abuzimi seksual ndaj tyre ishte filmuar dhe nxjerrë në shitje online ashtu siç shiten biletat e koncerteve.

“Thorn” përdor një aplikacion në internet “Spotlight”, që siguron zbatimin e ligjit me informacione dhe i udhëheq mbi rrjetet e dyshuara të trafikimit njerëzor, si edhe reklama ku mund të jenë fëmijët, me qëllim identifikimin dhe rikuperimin e viktimave.

Tani aplikacioni përdoret nga 5.000 oficerë në SHBA dhe Kanada..