Celebrities Gossip Showbiz

Askush nuk është imun ndaj puçrrave, Doja Cat zbulon se si duket fytyra e saj e vërtetë!

Së fundmi këngëtarja e miliona disqeve të shitura në mbarë botën, Doja Cat ka treguar defektet e saj në fytyrë duke na dhënë mesazhin që askush nuk është perfekt. 27-vjeçarja me origjinë nga Los Angeles mori çmimin si ‘Artistja më e dëgjuar’ në “iHeartRadio” në ngjarjen e mbajtur në ‘Dolby Theater’ në Los Angeles dhe menjëherë pas fjalimit të saj të shkurtër, ajo bëri një postim falënderues në InstaStory teksa zbuloi puçrrat në ballin e saj.

Ndërkaq, Doja pas marrjes së çmimin emocionoi më këto fjalë:

Përsëri, nuk kam përgatitur një fjalim por e di që kam një ekip të mrekullueshëm dhe ata i meritojnë të gjitha gjërat në botë. Dua të të falënderoj Josh, faleminderit shumë, Jordan, edhe mami. Fansat e mi, ju vlerësoj shumë. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Rikujtojmë, se daljet e fundit të këngëtares së famshme kanë qenë mjaft të çuditshme për syrin e publikut dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale rreth arsyes se pse ajo ka ndryshuar stilin e saj të veshjes. Së fundmi, Cat ka habitur fansat pasi doli me qime në fytyrë në Javën e Modës në Paris, disa ditë pas daljes së saj “të kristaltë”.

Pak ditë më parë gjithashtu Doja surprizoi me paraqitjen e saj në shfaqjen e Schiaparelli, pasi vendosi të mbulojë trupin me më shumë se 30,000 gurë Swarovski. Look-u i këngëtares u realizua nga artistja Pat McGrath, e cili ka treguar se iu deshën gati 5 orë. Durimi sublim i Doja-s gjatë këtyre orëve, që iu deshën për të krijuar pamjen, të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese.