Showbiz

Aspak i kënaqur me vendin e dytë në klasifikim, Dj Khaled hedh në gjyq “Billboard”

Momentalisht albumi i tij më i ri “Father of Asahd” zë vendin e dytë në klasifikimin e “Billboad 200” e megjithëse një pozicion mjaft i mirë, Dh Khaled nuk është aspak i kënaqur.

Dj dhe producenti i famshëm po kërcënon “Billboard” se do t’i hedhë në gjyq pasi pretendon se kompania ka llogaritur gabim shitjet e albumit të tij duke lënë mënjanë 100.000 kopje të shitura.

Ky gabim e bën 43-vjeçarin të mos rrëmbejë fronin e klasifikimit por të kënaqet me vendin e dytë.