Celebrities Gossip Showbiz

U kërkon truprojave ta ngrenë në krahë që të mos i bëhen pis këpucët, e kemi fjalë për DJ Khaled!

DJ Khaled, ka publikuar një video në Instagra, teksa dy nga truprojat e tij e marrin në krahë në momentin që ai del nga limuzina për të hipur në një automjet tjetër dhe prej andej në skenë për të kënduar, në mënyrë që të mos ndoste këpucët e tij Nike Air Jordan. “Nuk dua t’i bëj pis Jordanet e mia. A mund të më ndihmosh?”,-dëgjohet teksa reperi i thotë truprojave të tij, të cilët më pas e marrin në krahë. Pavarësisht se në të njëjtën video reperi dëgjohet duke i falënderuar truprojat për veprimin e tyre, ndjekësit e tij në Instagram nuk kanë mbetur të kënaqur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ KHALED (@djkhaled)

“Ti nuk ke repsekt, është një nga budallalliqet më të mëdha që kam parë ndonjëherë. truprojat nuk paguhen mjaftueshëm për të”-ishin disa nga komentet që ndjekësit i shkruan DJ Khaled.