BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Magazine

BBV – Live nga Shtëpia/Roza: “E hedh provokimin në dy kuptime, aty ku i djeg vazhdon loja”!

Nis Big Brother Live nga Shtëpia, që do t’ju bëjë shoqëri deri më 19:00 në TAR, në emisionin radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Përsa i përket strategjisë së saj në BBV, ja sesi është shprehur Roza:

Strategjia ime që më karakterizon shoqërohet gjthmonë me buzëkuqin e kuq dhe me thonjtë e kuq absolutisht. Gjithashtu, shoqërohet nga sarkazma dhe nga ironia, por më pëlqen që t’i lë vend edhe të tjerëve. Nuk më pëlqen që të hy tërë kohën se nuk e kam atë maninë. Më pëlqen që edhe të tjerët ta tregojnë veten si lojtarë të fortë apo lojtarë të dobët. Ta tregojnë veten duke fituar apo duke humbur në lojërat e tyre. Ndonjëherë edhe ulem në stol edhe i shoh përveç se futem edhe në momentet e mia të aksionit.

Çfarë e favorizon atë në lojë sipas saj?

Mua më favorizon fakti që unë jam dikush i njohur që kam 11 vite që punoj në televizion. Mbiemri Lati që kam nënën time artiste. E kam llogaritur që disa banorë të tjerë duhet të kenë më shumë zjarr në lojn e tyre që të bien në sy. Se unë mund të bie në sy vetëm me mënyrën e të ecurit. Bëhet zhurma e mdhe dhe unë them ‘Oh, çu kënaqëm’.

Po loja e saj bazohet në provokime?

Më e bukura është kur hedhim një provokim. Unë e hedh në dy kuptime. Prandaj më pëlqen të provokoj në këtë mënyrë. E hedh në dy kuptime dhe shoh tjetrin në cilin provokim i djeg, aty qëndron loja.