Gossip Showbiz

Behgjet Pacolli uron Dua Lipën për fitoren në “Grammy Awards 2021”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më vitin 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë ‘dance’.

Në këtë edicion, Lipa ishte e nominuar në gjashtë kategori. Me fitoren e saj në “Grammy”, ajo mori urime të shumta.

Përmes një postimi në Facebook e uroi këngëtaren, me anë të një fotografie të vajzës së saj me Dua Lipën.

Hana Pacolli me fituesen e radhës të çmimit “Grammy”, Dua Lipa. Këtë herë për albumin më të mirë në zhanrin “Pop” Urimet e mia më të ngrohta Dua! -ka shkruar Behgjet Pacolli.