Film & Tv

Bëhuni gati të njiheni me 7 serialet që do të bëjnë bujë këtë vjeshtë!

Serialet dhe filmat të cilat priten të publikohen gjatë kësaj vjeshte po iu afrohen datave të lançimit. Shumica e tyre janë bërë të njohura, por pritet që të korrin shumë sukses pasi të dalin. Ja se cilat janë 8 serialet që priten të lançohen këtë vjeshtë dhe të bëjnë bujë.

1. Gossip Girl

Një grup fëmijëve të shkollave private të Manhattanit të pasur, duket se ja dalin që t’ja hedhin paq me çdo gjë që bëjnë. Përveç një blogeri anonim që po shikon çdo lëvizje të tyre.

2. Sex Education

Otis i pasigurt i ka të gjitha përgjigjet kur bëhet fjalë për këshillat e seksit, falë mamasë së tij terapiste. Kështu rebelja Maeve propozon një klinikë shkollore për terapi seksi.

3. The Morning Show

Një vështrim i brendshëm në jetën e njerëzve që ndihmojnë Amerikën të zgjohet në mëngjes, duke eksploruar sfidat unike me të cilat përballen burrat dhe gratë që kryejnë këtë ritual të përditshëm televiziv.

4. Y:The Last Man

I vendosur në një botë post-apokaliptike, Y është njeriu i fundit mashkull i mbijetuar në planet. Bazuar në serialin komik “Y: Njeriu i Fundit”.

5. Succession

Familja Roy është e njohur për kontrollin e kompanisë më të madhe të medias dhe argëtimit në botë. Sidoqoftë, bota e tyre ndryshon kur babai i tyre largohet nga kompania.

6. Ridley Road

Kur Vivien Epstein ndjek të dashurin e saj në rrezik dhe ai gjendet mes jetës dhe vdekjes, Vivien e gjen veten duke u fshehur me fashistët, jo vetëm për të, por për hir të vendit të saj.

7. Dopesick

Seriali i çon shikuesit në epiqendrën e luftës së Amerikës me varësinë nga droga, medikamentet, nga një komunitet i Virxhinias, në korridoret e zyrave të Anti-Drogës.