Celebrities Gossip Showbiz

“Bëjnë si super vipa, Argjira u bë e famshme duke rregulluar disa bluza”, modelja Ada Deda thumbon rëndë çiftin Graciano-Argjira

Argjira dhe Graciano janë çifti më i ri i showbiz-it tonë, të cilët vetëm para pak kohësh e bënë lidhjen e tyre publike. Ata i shohim çdo të dielë bashkë dhe jo vetëm, pasi herë pas here publikojnë video me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Megjithatë, aty ku nuk e prisnim se do të kishte ‘përplasje’ dhe ju me siguri po mendoni se ku qëndron lidhja mes çiftit dhe modeles që i ka thumbuar ashpër. Në një ‘show televiziv’ ku Ada është pjesë bashkë me disa vajza të tjera të njohura është ngritur diskutimi mbi Argjirën dhe Gracianon.

Teksa njëra nga vajzat u shpreh se: “Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super vipa, i shikoj kudo.”

Modelja ja pret:

Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.

Nuk dihet nëse vajzat kanë ndonjë inat personal mes tyre apo këto thumba janë thjesht për ‘show’. Deri më tani, nga ana e çiftit nuk ka asnjë reagim, teksa ata vazhdojnë të hedhin video ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrin.

Modelja Ada Deda është e vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda dhe njihet për fotot provokuese në llogarinë e saj në Instagram, teksa shpesh e shohim dhe si të ftuar në studio televizive.