Celebrities Gossip Showbiz

E prekur nga komentet negative për të dhe Gracianon, Argjira Spanca ka një mesazh: Ky fenomen ka marrë jetë të tëra…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Kutia e parë e Pandorës në këtë sezon, u bë një tjetër shkak debati, teksa Graciano çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon.

Ky nominim ‘ka ndezur gjakrat’ në “BBV3”, me një pjesë të madhe të shtëpisë që duket se i janë kthyer kundër Gracianos. Por si ka reaguar partnerja e tij Argjira Spanca?! Duket se ajo është shumë e prekur, teksa ka postuar një InstaStory.

Fenomeni i bullizimit online është një ndër gjërat më të shpifura në kohët moderne. Ky fenomen ka marrë jetë të tëra dhe ne si njerëz prapë nuk mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ditët e fundit kam parë lloj lloj komente, foto krahasuese/bullizuese, mesazhe me mallkime, mesazhe me urim vdekje dhe çdo gjë tjetër të errët që mund të mendojë mendja e një njeriu.

Fatmirësisht kam një jetë të mbushur plot me dashuri dhe mirësi dhe këto komente nuk kanë impakt aq negativ tek unë. Fakti që gjithashtu jemi pjesë e ekranit na ka bërë më të fortë kundrejt këtij fenomeni sepse jemi më të ekspozuar ndaj urrejtjes. Shpresoj që të gjitha mallkimet, mesazhet ofenduese dhe e gjithë kjo urrejtje t’ju kthehet në dashurinë dhe plotësimin e shpirtit tuaj.