Showbiz

Bella Thorne ndryshon profesion, tashmë vjen si regjisore e filmave pornografikë

Aktorja e famshme Bella Thorne ka vendosur të ndryshojë krejtësisht profesion. Ajo do të eksperimentojë duke u bërë regjisore e filmave porno.

Bukuroshja ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar detaje rreth filmit të saj të parë të cilën pret me padurim të nisë xhirimet. Filmi do të quhet “Her and Him” dhe bën fjalë për një djalë rreth të 20-ave i cili nis një marrëdhënie intime me një vajzë nëpërmjet mesazheve ndërkohë që situata mes tyre del jasht kontrollit.

Bella tregoi se ka kohë që e mendon një ngjarje të tillë dhe është e lumtur që filmi i saj i parë do të jetë pjesë e serive të regjisorëve të rinj për filma pornografikë.