Bota

Biden e quajti Putin një “kasap”, reagon Kremlini: Po ulni mundësitë për të rregulluar marrëdhëniet

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kasap” pas vizitës me refugjatët ukrainas në Varshavë, Poloni, të shtunën.

I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me Presidentin se çfarë e bëri atë të mendojë duke parë refugjatët teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj: “Ai është një kasap”.

Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodovy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.

Është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht duhet të përqafosh. Dua të them, është, thjesht krenari” tha ai.

Ai shtoi: “Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje duke luftuar”. Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe habitesh. Thjesht habitesh. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë.”

Në përgjigje të komenteve të bëra nga presidenti amerikan në Poloni ku takoi refugjatë të Ukrainës, Kremlini thotë se deklarata të tilla ngushtojnë akoma më tej mundësitë për t’i rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Tass.