Celebrities Gossip Showbiz

Big Mama bën rrëfimin prekës te banorët: “Ta shohësh vdekjen me sy…”

Para disa netëve të spektaklit të “Big Brother VIP”, shtëpisë më të të famshme në Shqipëri ju shtua një banore e re dhe bëhet fjalë pikërisht për Big Mama-n. Këngëtarja njihet për natyrën e saj pa filtra dhe që thotë çdo gjë si e mendon.

Shumë banorë kanë treguar historitë e tyre prekëse ose rrëfime të jetës personale, ndërsa ajo jo deri më sot, ku ka zbuluar te konkurrentët e tjerë një histori të trishtë të sajën të ndodhur para disa viteve. Këngëtarja zbuloi se humbi mikun e saj të ngushtë, i cili u mbyt në liqenin e Strugës dhe se vetë pa “vdekjen me sy”.

Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vdekjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është shok.

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Trixa-s ka marrë mjaft komente, ku të shumta kanë qenë dhe ato kritikuese për çiftin.  Së fundmi, Big Mama ka treguar se është shumë e revoltuar me Trixa-n dhe lidhur me çfarë po jep ajo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngëtarja ka ‘shpërthyer’ ndaj saj te banorët e tjerë duke thënë se nuk po bën gjë tjetër veçse po puthet me Donaldin dhe lyhet.

Më falni që po e them, po veç lyhet e puthet me Donaldin. Unë kurrgjë nuk shoh. Po të doni mbrojeni…