Showbiz

Bileta falas për koncertin e Beyonce dhe Jay-Z por me një kusht të çuditshëm

Si çdo vit çifti i famshëm i këngëtarëve, Beyonce dhe Jay-Z shpërndajnë bileta falas në mënyrë që disa nga fansat e tyre të mund të shijojnë koncertet madhështore që ata mbajnë.

Edhe këtë vit ata do të dhurojnë bileta falas por me një kusht, fansat e tyre duhet të bëhen veganë për një javë. Ata duhet të ndjekin një dietë vegane duke mos konsumuar asnjë lloj mishi dhe nënproduktet e tij. Të marrin ushqime vegane në shkollë ose në punë që tu japin një shembull pozitiv të tjerëve dhe pse jo të kthehen në veganë përgjithnjë.

Beyonce dhe Jay-Z prej vitesh ndjekin dieta vegane jo vetëm për të mbrojtur kafshët por edhe për të mbajtur trupin në formë.