Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Bjellorusia, armë atomike nga Moska!

Aleksander Lukashenko u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë armët atomike ruse në rast se NATO-ja do të bënte ndonjë lëvizje të ngjashme me pajisjet e SHBA-së nga Gjermania drejt Evropës Lindore.

Në një intervistë të dhënë së fundi, presidenti i Bjellorusisë e njohu për të parën herë hapur Krimenë e pushtuar nga Moska si pjesë të Rusisë, e shtoi madje se planifikon ta vizitojë gadishullin së bashku me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Lukashenko mbështetet me forcë tek aleatja e tij e madhe, Rusia, sidomos tani në një kohë përshkallëzimi të tensioneve me perëndimin pas shtypjes së dhunshme që i bëri lëvizjeve pro-demokracisë në vazhdën e zgjedhjeve të shumëdiskutuara presidenciale të vitit të kaluar.

I pyetur ne intervistë lidhur me deklaratën e kreut të Natos, Jens Stoltenberg, Lukashenko tha se do ta ftojë Rusinë  që të pozicionojë armët e saj nukleare në territorin bjellorus.

Më herët, Stoltenberg qe shprehur se armët bërthamore amerikane të ndodhur në nja bazë në Gjermani, mund të zhvendosen në lindje- lëvizje kjo që mund të zemërojë Rusinë.

Lukashenko tha se Bjellorusia e ka ruajtur infrastrukturën e armëve nukleare që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik.