Bota

Britania njofton 10 masa bllokade në përgjigje të sulmit rus në Ukrainë; stopohet dhe Aeroflot!

Kryeministri britanik njoftoi pak çaste më parë një valë të re sanksionesh antiruse në përgjigje të aksionit ushtarak të Moskës në Ukrainë. Boris Johnson përmendi mes 10 bllokadave, ngrirjen e të gjitha llogarive të bankave ruse nga tregu financiar britanik. Mes të sanksionuarëve janë edhe 100 individë, subjekte apo kompani të tjera ruse.

Gjithashtu Johnson njoftoi masa për të kufizuar kapitalin e depozituar nga qytetarët rusë në llogaritë bankare britanike.

Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB

-Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar

-Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja

-Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe

-Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake

-Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës

-Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar

-Mbretëria e Bashkuar ka një qëllim të “punojë me aleatët” për të mbyllur pagesat e Swift, por “është një sfidë”, tha Johnson.

-Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës

-Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve

 

Ndërkaq prej 1 ore, presidenti amerikan Biden ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë ku po diskutohen sanksionet financiare ndaj Kremlinit.

Pasi Perëndimi po e kërcënon njëzëri për sanksione, reagon Vladimir Putin. Në një takim me biznesmenë në Moskë, presidenti rus u shpreh se Rusia është pjesë e ekonomisë botërore e nuk kemi synim të dëmtojmë atë sistem.

“Nuk besoj se partnerëve tanë iu leverdis të na shtyjnë jashtë sistemit. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një masë e nevojshme, nuk na u la asnjë mundësi për të vepruar ndryshe” tha Putin.