Celebrities Showbiz

Britney Spears rikujton se si e përjetoi ndarjen nga Justin Timberlake!

Britney Spears nuk po përmbahet më. Ylli 40-vjeçar i muzikës pop ndau së fundmi disa detaje pas ndarjes tronditëse të saj dhe Justin Timberlake në vitin 2002 dhe intervistës famëkeqe të Diane Sawyer në vitin që pasoi.

Në një postim në gjatë në Instagram, këngëtarja shpjegoi se në atë kohë jetonte vetëm në New York dhe nuk dëshironte të diskutonte dhimbjen që po përjetonte. Ajo nisi të shpjegojë se:

Kam jetuar në banesën time për një vit dhe nuk kam folur kurrë me askënd.

Në intervistë, Sawyer i bëri presion Spears nëse ajo ishte besnike ndaj Timberlake, duke iu referuar citimeve që këngëtarja kishte dhënë ku ajo kishte pretenduar se kishte fjetur vetëm me një person.

A guxojmë ta harrojmë intervistën e Diane Sawyer në apartamentin tim pothuajse 20 vjet më parë? Menaxheri im vendosi që ajo grua të vinte në shtëpinë time dhe më detyroi të flisja me të në televizionin kombëtar. Ajo më pyeti a kisha probleme me blerjet. Më detyruan të flas! Unë isha një fëmijë… Isha pothuajse 22 vjeçe dhe nuk e kuptoja… Por unë e di tani.

Tashmë që ka fituar pavarësinë e saj në lidhje me kujdestarinë, Britney Spears është në qendër të vëmendjes dhe gjithashtu thashethemeve se ajo mund të jetë shtatzënë dhe po përpiqet të krijojë një familje. Madje mendohet se tani ajo është duke planifikuar dasmën e saj me të fejuarin Sam Asghari.

Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte dhe kjo do të thotë se anëtarët e familjes së saj nuk do të jenë në ceremoni. Këngëtarja nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë Jamie Spears dhe nënën Lynne Spears, tha një burim për “Us Weekly” së fundmi. Edhe pse prindërit dhe vëllezërit e saj, Jamie-Lynn dhe Bryan, janë jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.