Celebrities Showbiz

A do të jenë të ftuar prindërit e Britney Spears në dasmën e saj?!

Tashmë që ka fituar pavarësinë e saj në lidhje me kujdestarinë, Britney Spears është në qendër të vëmendjes dhe gjithashtu thashethemeve se ajo mund të jetë shtatzënë dhe po përpiqet të krijojë një familje. Madje mendohet se tani ajo është duke planifikuar dasmën e saj me të fejuarin Sam Asghari.

Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte dhe kjo do të thotë se anëtarët e familjes së saj nuk do të jenë në ceremoni. Këngëtarja nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë Jamie Spears dhe nënën Lynne Spears, tha një burim për “Us Weekly” së fundmi.

Edhe pse prindërit dhe vëllezërit e saj, Jamie-Lynn dhe Bryan, janë jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari. Burimi pranë saj është shprehur se:

Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtetë jetën e saj. Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund po merr këto vendime. Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë.

Rikujtojmë se, para pak ditësh, Britney festoi 40-vjetorin e lindjes dhe i fejuari i saj, Sam Asghari e surprizoi në mënyrën më të bukur. Ai ndau në rrjetin e tij social Instagram momente nga shfaqja me fishekzjarre që organizoi për të surprizuar partneren e tij. Super ylli i popit dhe 27-vjeçari u shfaqën duke u puthur teksa ndodheshin në një avion privat. Britney dukej më e lumtur se kurrë në videot e publikuar nga Sam në Instagram, teksa i dhuroi edhe një tortë në formë B për të festuar ditëlindjen e saj.